
Ka ardhur oferta e parë zyrtare për Napolin në drejtim të sulmuesit polka, Arkadiusz Milik, njofton Insajderi.
Sipas “Corriere dello Sport”, Atletico e Madridit ka ofruar gjshtë milionë euro për bomberin polak, por klubi napoletan e ka refuzuar menjëherë pasi e cilëson të ulët këtë shifër.
Klubi nga Kampanja i ka vendosur çmimin për sulmuesin polak ku vlerësohet rreth 15-16 milionë euro plus bonuset që arrijnë deri në 18 milionë euro.
Nëse Milik nuk arrin të transferohet tek ndonjë skuadër në janar ai atëherë rrezikon të mos luajë finalet e Europianit me Poloninë e tij dhe këtë sezon nuk do të aktivizohej në asnjë sfidë me klubin e Aurelio De Laurentiis. /Insajderi.com