Atletico Madrid marshon i qetë drejt titullit kampion. ‘Bardhekuqtë’ madrilenë fituan me rezultatin 2-4 ndaj Cadiz-it në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit spanjoll, njofton Insajderi.
Protagonist kryesor i këtij triumfi të skuadrës së Diego Simeones ishte veterani Luis Suarez, i cili realizoi dy gola, teksa goli i parë ishte një ekzekutim spektakolar nga goditja e dënimit dhe i dyti nga pika e bardhë e penalltisë.
Dy golat e tjerë të Atleticos u shënuan nga Saul dhe Koke. Me triumfin e sotëm, “Los Colchoneros” e thellojnë diferencën me Realin në 10 pikë dhe kanë mundësi të shkëputen akoma më shumë pasi kanë një ndeshje më pak. /Insajderi.com