Atletico Madrid mposht minimalisht Getafe-n

Atletico Madrid mposht minimalisht Getafe-n

Në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga, Atletico de Madrid ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme përball Getafe-s, njofton Insajderi.

Golin e vetëm në këtë takim për skuadrën e Simeone-s e shënoi sulmuesi uruguaian Luis Suarez, kur po zhvillohej minuta e 20-të e ndeshjes.

Pjesa e parë, por edhe i gjithë takimi u mbyll me rezultat minimal, edhe pse ekipet në pjesën e dytë kishin raste për të dyfishuar epërsinë nikoqirët ndërsa miqtë për të barazuar rezultatin, por pa arritur të shënonin.

Me këtë fitore Atletico forcon pozitën e parë në ligë me 35 pikë, ndërsa Getafe ndodhet në vendin e 14-të në ligë me 17 pikë.

Në ndeshjet tjera në La Liga, të zhvilluar gjatë të mërkurës u arritën këto rezultate:

Granada – Valencia 2:1

Celta Vigo – Huesca 2:1

/Insajderi.com