
Atletiko Madrid vazhdon me formën e mirë këtë sezon, teksa ditën e sotme ka regjistruar një tjetër fitore, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Valladolid, njofton Insajderi.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa e dyta ishte më ndryshe me skuadrën e Simeones që shënoi dy herë. Ishte Lemar që shënoi golin e parë në minutën e 56’, ndërsa Marcos Llorente shënoi golin e qetësisë në minutën e 72’.
Me këtë fitore Atletico kryeson kampionatin me 26 pikë, dy më shumë se Sociedad i vendit të dytë, teksa skuadra e Siomeones ka edhe një ndeshje më pak se pjesa tjetër. /Insajderi.com