Atletico Madrid në kërkim të titullit të dytë radhazi

Atletico Madrid në kërkim të titullit të dytë radhazi

Kampionët e La Ligës spanjolle, Atletico Madrid, duket që edhe këtë sezonë do të jenë favoritët kryesorë për vendin e parë, njofton Insajderi.com.

Skuadra e udhëhequr nga Diego Simone, nuk ka pasur largime, përveç atij të Saul Niguez, teksa kanë afruar edhe futbollistë të rinj.

Por, ardhja e Rodrigo De Paul në repartin e mesfushës do të mbulojë hapësirën e lënë nga spanjolli dhe do të sjellë më shumë lojë “agresive”.

“Los Colchoneros”, mbrëmë kanë bërë edhe “goditjen” e radhës, duke e rikthyer në “Wanda Metropolitano”, sulmuesin francez, Antonie Griezmann.

Numri shtatë i “gjelave”, është rikthyer tek madrilienët në formë huazimi, me blerje obligative për 40 milionë euro.

Me ardhjen e tij, Simeone do të ketë dilema të mëdha se kë ta aktivizoj në sulm, pasi ka futbollistë të kalibrit botëror si Felix dhe Luis Suarez.

Me këtë transferim, Griezmann ndoshta mund ta gjejë formën e tij të vjetër, pasi në Barcelonë gjërat për të nuk funksionuan më së miri.

Ai kishte zbarkuar në “Camp Nou” në vitin 2019, teksa katalunasit kishin paguar për shërbimet e tija plotë 120 milionë euro. /Insajder.com

Reparti sulmues i Atletico Madrid