Atletico Madrid nuk dorëzohet për Lacazette

Atletico Madrid nuk dorëzohet për Lacazette

Atletico Madrid ende synon ta ketë në radhët e veta sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette,

Sipas Marcas, Ateltico Madrid, janë të gatshëm të përfshijnë edhe një futbollist në ofertën për sulmuesin francez, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se në këtë ofertë mund të përfshihet njëri nga këta futbollistë: Thomas Lemar, Angel Correa apo Vitolo.

Në janar Arsenali kishte refuzuar një ofertë për francezin, megjithatë këtë afat kalimtar klubi spanjoll është optimist se mund të sigurojnë shërbimet e Lacazatte, I cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në formacionin e Arteta-s./Insajderi.com.