Atletico Madrid vs Bayern Munchen, formacionet e supersfidës

Atletico Madrid vs Bayern Munchen, formacionet e supersfidës

Me fillim nga ora 21:00, në “Wanda Metropolitano” luhet supersfida e gjiros së pestë në Ligën e Kampionëve, ku Atletico Madrid pret Bayern Munchen, njofton Insajderi.

Në këtë takim, mysafirët udhëtojnë të relaksuar, pasi e kanë siguruar vendin e parë në grup dhe plasmanin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, mirëpo e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ekipin e Simeones, pasi momentalisht janë vetëm një pikë me shumë se austriakët e Salzburg.

Tekniku argjentinas i spanjollëve, Diego Simeone, do të rreshtojë ekipin e tij, me skemën e zakonshme 4-4-2, ndërsa në anën tjetër, trajneri gjerman i bavarezëve, Hans-Dieter Flick me 4-2-3-1.

ATLETICO de Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Giménez, Hermoso; Marcos Llorente, Koke, Saúl, Carrasco; Correa, João Félix.

BAYERN Munchen: Nübel; Sarr, Alaba, Süle, Lucas Hernández; Javi Martínez, Musiala; Douglas Costa, Arrey-Mbi, Sané; Choupo-Moting. /Insajderi.com