Atletico Madrid vs Chelsea – formacionet zyrtare të supersfidës

Atletico Madrid vs Chelsea – formacionet zyrtare të supersfidës

Atletico Madrid dhe Chelsea janë gati për të zhvilluar betejën e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve sonte në Bukuresht, njofton Insajderi.

Trajnerët, argjentinasi Simeone dhe gjermani Tuchel kanë vendosur se me cilët futbollisë do të nisin këtë supersfidë anglo-spanjolle.

Tekniku i ‘bardhekuqve’ madrilenë ka hedhur më të mirët nga kontigjenti i tij. Luis Suarez dhe Joao Felix do të prijnë ekipin spanjoll ndaj “Bluve”. Në krahun tjetër, gjermani Tuchel ka zgjedhur në sulm Werner, Giroud dhe Hudson-Odoi. Ish-tekniku i PSG-së ka lënë në stol shumë emra të njohur si: Kante, Havetz, Zyiech dhe Pulisiç.

Spanjollët do të fillojnë ndeshjen me skemën e zakonshme 4-4-2, teksa mysafirët anglezë do të startojnë ndeshjen me një formacion më sulmues, me 4-3-3.

Atletico Madrid: Oblak; Hermoso, Felipe, Savic, Llorente; Lemar, Saul, Koke, Correa; Suarez, Joao Felix.

Chelsea: Mendy; Alonso, Rudiger, Christensen, Azpilicueta; Kovacic, Jorginho, Mount; Werner, Giroud, Hudson-Odoi. /Insajderi.com