Atletico Madrid zyrtarizon afrimin e Dembele nga Lyon

Atletico Madrid zyrtarizon afrimin e Dembele nga Lyon

Do të jetë Musa Dembele zëvendësuesi i Diego Costa-s te Atletico Madrid, njofton Insajderi.

Kanë qenë vetë kryesuesit e La Liga-s që nëpërmjet faqes zyrtare, kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Francës.

24 vjeçari vjen nga skuadra e Lyon në formën e huazimit deri në fund të sezonit, teksa më vonë mund të ketë edhe bisedime edhe për një blerje përfundimtare, nëse sulmuesi bind me paraqitjet e tij.

Dembele merr kështu vendin e Diego Costa-s te Atletico, i cili njoftoi mbylljen e kontratës vetëm pak ditë më parë dhe tani është një lojtar i lirë. /Insajderi.com