Atletico Madrid të premten ka zyrtarizua transferimin e Rodrigo de Paul, shkruan Insajderi.
Argjentinasi ka kompletuar transferimin te Atletico Madrid nga Udinese për 30 milion euro.
De Paul kaloi një sezon mjaftë të mirë me skuadrën italiane, duke regjistruar nëntë gola dhe 12 asistime në 38 paraqitje për ta.
Mesfushori kishte kohë që ishte i lidhur me një largim nga Serie A, derisa Leeds United ishte në mesin e disa skuadrave nga Premier League që ishin të interesuara për shërbimet e tij.
27-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me “Los Colchoneros”./Insajderi.com