Atletico Mdrid pret sonte Real Madridin

 Atletico Mdrid pret sonte Real Madridin

Atletico Madridi do të presë Real Madridin në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Vicente Calderon. Një derbi madrilen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Reali ka epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë.

Atletico Madrid

Diego Godini ishte përjasthuar në fundjavë, por kjo nuk do ta ndalojë atë që të startojë në Ligën e Kampionëve.

Me Juanfranin, Sime Vrsaljkon dhe Jose Gimenezin jashtë fushave, Lucas Hernandez pritet të luaj në krahun e djathtë ashtu siç bëri në ndeshjen e parë.

Real Madrid

Zinedine Zidane mund të ftojë të gjithë startuesit e tij për ndeshjen e tij të dytë pasi pushoi ekipin e parë në fundjavë.

I vetmi dyshim është nëse Danilo ose Nacho luajnë në krahun e djathtë që të mbulojnë Dani Carvajalin, i cili është jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Gareth Bale pritet po ashtu pritet që të mungojë të mërkurën. Isco pritet që të luajë para Moratas dhe James Rodriguezit.