Atletico e Madridit ka shënuar fitore solide përball mysafirëve nga Sevilla me shifrat 2:0, në kuadër të ndeshjes së mbetur në La Liga, njofton Insajderi.
Golin e parë nikoqirët e shënuan në minutën e 17-të me Angel Correa, teksa me rezultat minimal për vendasit u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.
Në pjesën e dytë, ekipi i Simeones do të shënonte edhe një herë tjetër, për të bërë më komode mbylljen e kësaj sfide.
Zëvendësuesi në pjesën e dytë, mesfushori spanjoll Saul do të shënonte për 2:0, kur po zhvillohej minuta e 76-të e ndeshjes.
Me këtë fitore, Atletico përforcon vendin e parë në ligë me 41 pikë, katër më shumë se Real Madrid, edhe pse ‘colchoneros’ kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Sevilla mbetet në vendin e gjashtë me 30 pikë. /Insajderi.com