
Atletico Madrid vijon e qetë në rrugën drejt titullit kampion, teksa në javën e 23-të në La Liga ka shënuar fitore, njofton Insajderi.
Skuadra e Diego Pablo Simeones ka triumfuar në transfertë ndaj Granadas me rezultatin 1-2.
Shifrat u hapën në minutën e 63-të me Llorente-n, baraspesha u rikthye pas tri minutash, ekzaktësisht në minutën e 66-të me Herrera-n, goli i fitores u vulos nga Angel Correa në minutën e 75-të.
“Los Colchoneros” pas këtij suksesi mbajnë vendin e parë në kuotën e 54 pikëve, tetë pikë më shumë se Reali i Madridit në vendit e dytë. /Insajderi.com