Aubameyang e ka vendosur: Lamtumirë Dortmund

Aubameyang e ka vendosur: Lamtumirë Dortmund

Pas katër sezonesh si protagonist dhe ndër golashënuesit më të mirë të Bundesliga-s, Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi 27-vjeçar ka takuar drejtuesit e klubit të cilëve i ka komunikuar vendimin për t’u larguar nga verdhezinjtë në verë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit nga Gaboni, por është e sigurt se Dortmund nuk do ta lërë të largohet për më pak se 80 milionë euro.

Aubameyang është ëndrra e ndaluar e Milan-it, i cili e la t’i ikte nga duart pak vite më parë për rreth një milionë euro, por çështja është edhe më e komplikuar, shkruan telesport.al.

Kuqezinjtë duhet të tejkalojnë konkurrencën e PSG-së dhe Tianjin Quanjin të Cannavaro-s që nuk e ka aspak problem të derdhë shifrën e kërkuar nga Dortmund.

Ndërkohë gjermanët kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin, i cili mund të jetë Patrik Schik: sipas “Sky Sport” Borussia e ka bërë ofertën ndaj lojtarit, që nga ana e tij do të preferonte të qëndronte në Itali.