Audi R8 i ri do të jetë me rrymë

Audi R8 i ri do të jetë me rrymë

Audi gjerman ka konfirmuar se gjenerata e re R8 do të jetë e elektrizuar.

Megjithatë, në Ingolstadt nuk kanë vendosur ende se çfarë lloj motorësh do të përdorin, transmeton KosovaPress.

Drejtori i Departamentit të Audi Sport, Oliver Hoffman, vuri në dukje se kompania ka disa koncepte interesante për R8, dhe se supervetura nuk do të ketë vetëm një motor me djegie të brendshme.

“Nuk mendoj se do të zhvillojmë pasuesin e modelit aktual me një motor atmosferik dhe as një motor standard SUS. Ne do të elektrizojmë R8 në të ardhmen, por ende nuk kemi vendosur se çfarë lloj elektrifikimi do të jetë. Jemi në kontakt me bordin e drejtorëve, por tani për tani nuk është marrë asnjë vendim. Kemi disa koncepte shumë interesante në lidhje me motorin, si dhe konceptin e plotë të makinës, por ende nuk kemi vendosur”, tha Hoffman.

Brezi aktual i dytë, i bazuar në platformën në të cilën është bërë Lamborghini Huracan, është në shitje që nga viti 2015 dhe është mundësuar nga V10 5.2 FSI.