Augsburgu i Bundesligës uron Kosovën për 13-të vjetorin e Pavarësisë

Augsburgu i Bundesligës uron Kosovën për 13-të vjetorin e Pavarësisë

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë së saj, teksa në drejtim të institucioneve shtetërore nuk kanë munguar urimet nga institucione ndërkombëtare, personazhe të njohura, por edhe klube te huaja sportive, njofton Insajderi.

I tillë ishte edhe urimi i bërë nga klubi gjerman Augsburg, klub qe militon në elitën e futbollit gjerman, në Bundesligë.

Për nder të pavarësisë së 13-të, Kosova ka marrë një urim të veçantë edhe nga Augsburg e cila me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Twitter” ka shkruajtur: “I urojmë Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”.

Augsburg aktualisht në Bundesligë ka një pozitë solide, ku pas 21 javësh ndodhet në pozitën e 13-të në ligë me 22 pikë. /Insajderi.com