Australia do të hetojë ushtarët lidhur me krimet e luftës në Afghanistan

Australia do të hetojë ushtarët lidhur me krimet e luftës në Afghanistan

Australia thotë se do të caktojë një hetues special për të shqyrtuar ndjekjet penale mbi krimet e pretenduara të luftës nga ushtarët e saj në Afganistan.

Në vitet e fundit, raportet janë shfaqur duke pretenduar vrasje të paligjshme të civilëve dhe të burgosurve nga ushtarët australian.

Një raport mbi gjetjet nga një hetim ushtarak katër-vjeçar do të publikohet javën e ardhshme.

Kryeministri Scott Morrison paralajmëroi se do të sillte “lajme të vështira për australianët”.

“Ekziston një numër i konsiderueshëm incidentesh ose çështjesh për t’u hetuar më tej dhe se hetimi do të jetë thelbësisht i ndërlikuar,” tha ai të enjten.

Morrison tha se zyra e hetuesit special do të kishte kompetenca për të shqyrtuar raportin e Forcës Australiane të Mbrojtjes (FSHZH) dhe për të emëruar raste për ndjekje penale./Insajderi.com

BBC News