Australia do të ofrojë falas vaksina anti-COVID kur ajo të jetë gati, për qytetarët e saj

Australia do të ofrojë falas vaksina anti-COVID kur ajo të jetë gati, për qytetarët e saj

Australia ka deklaruar se ka siguruar qasje në një vaksinë premtuese të Coronavirusit dhe do të jetë në gjendje të ofrojë doza falas për të gjithë popullsinë e saj prej 25 milion banorëve.

Vaksina po zhvillohet nga kompania farmaceutike, “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxford.

Nëse provat klinike janë të suksesshme, marrëveshja me AstraZeneca do të sigurojë “qasjen e hershme për çdo australian”, tha kryeministri Scott Morrison, raporton BBC.

Kryeministri austrian, tha po ashtu se ka të ngjarë që vaksinimet të ishin të detyrueshme.

Australia ka regjistruar 450 vdekje si pasojë e Coronavirusit, shumica e vdekjeve nga një shpërthim i pandemisë në Victoria. /Insajderi.com/