Australia miraton ligjin që ndalon riatdhesimin e ekstremistëve

Parlamenti i Australisë, të enjten, miratoi ligjin që i jep mundësi qeverisë të ndalojë për dy vite, kthimin në vend të ekstremistëve të dyshuar.

Australia miraton ligjin që ndalon riatdhesimin e ekstremistëve

Disa ligjvënës thanë se ligji është kundër kushtetues.

Ligji do të hyjë në fuqi pas rreth dy javësh. Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton, tha se riatdhesimet do të shqyrtoheshin rast për rast, veçanërisht aty ku përfshihen fëmijët e vegjël, transmeton REL.

Organizatat humanitare vlerësojnë se të paktën 50 gra dhe fëmijë australianë janë bllokuar në kampet e refugjatëve, pas humbjes së territorit të grupit ekstremist, të ashtuquajtur, Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme.

Sipas ligjit, çdo shtetas i dyshuar për ekstremizëm do të ndalohet përkohësisht të kthehet në Australi derisa të merren masat mbrojtëse përmes të ashtuquajturës “leje kthimi”, duke vendosur kushte për hyrjen dhe qëndrimin e personit në Australi.