Australia shënon ditën me rastet më të mëdha të vdekjeve por me më së paku raste të infeksioneve

Australia shënon ditën me rastet më të mëdha të vdekjeve por me më së paku raste të infeksioneve

Australia ka shënuar ditën me më së shumti raste të vdekjeve në valën e dytë të pandemisë.

Në shtetin Victoria, janë raportuar 19 raste të vdekjeve gjatë ditës së hënë , raporton BBC, shkruan Insajderi.

Deri më tash në Victoria janë regjistruar 314 raste të vdekjeve.

Izolimi i dytë i Melbourne ka filluar para një muaji, mirëpo masa më strikte janë marrë që prej datës 3 gusht. Personat e punësuar tash kanë nevojë për leje dhe bizneset jo esenciale janë mbyllur. Vendosja e maskave në publik është e domosdoshme.

Në Victoria janë raportuar 322 raste të reja gjatë të hënës me infektime, që tregon ulje krahasuar me 725 raste të regjistruara para pesë ditësh. Shtetet tjera kanë shumë pak apo asnjë rast.

Më shumë se 100 vdekje janë shënuar në Viktoria vetëm gjatë javës së kaluar.

I pari i qytetit të Victoria’s, Daniel Andrews tha se është shumë herët për të treguar nëse kjo është një kthesë për të mirë, mirëpo “po duket sikur situata është më stabile” pasi janë ndjekur masat strikte.

Shumica e vdekjeve janë të ndërlidhura më shpërthimin e epidemisë në shtëpitë e shëndetit.

Mirëpo ajo që duhet theksuar është fakti që një nga viktimat e javës së kaluar ishte vetëm 30 vjeçar, çka i shtyu autoritetet të parslajmërojnë të rinjët të kenë kujdes./Insajderi.com