Australian Open: Serena Williams mposht tenisten 19 vjeçare Potapova

Australian Open: Serena Williams mposht tenisten 19 vjeçare Potapova

Kampionja e shtatëfishtë e “Australian Open”, Serena Williams triumfoi ndaj tenistes 19-vjeçare Anastasia Potapova në raundin e tretë të turneut 2021 në Melbourne, njofton Insajderi.

“Respekt. Serena Williams shënon fitore 7:6 (5) 6:2 ndaj Potapovas duke mbajtur gjallë shpresat e saj për titullin e 24-t Grand Slam”, thuhet dje në llogarinë zyrtare të turneut “Australian Open” në Twitter.

“Urime Serena Williams për fitoren tuaj të 90-të në Australian Open”, thuhet më tej.

“Kjo është gjëja e vetme që mund të bëjmë (gjatë) distancës sociale për gati një vit të tërë të COVID-19. Kështu që, mendoja sikur kurrë nuk do ta fusja vajzën time në tenis dhe më pas ai doli sporti më i mirë i distancës sociale”, tha Williams, (39), pas ndeshjes.

Melbourne, nikoqiri i turneut dhe qyteti i dytë më i madh i Australisë, vendosi një mbyllje 5-ditore në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për shkak të masave mbyllëse, turneu i këtij viti po mbahet pa spektatorë. /Insajderi.com