Austria arrin fitore ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria arrin fitore ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria ka arritur fitore me rezultat 3-1 përball Maqedonisë së Veriut.

Minutat e parë të pjesës së parë u karakterizuan me dominim të austriakëve, derisa ata gjetën golin në minutën e 18-të përmes Stefan Lainer.

Por, gëzimi i austriakëve zgjati vetëm 10 minuta, pasi maqedonët arritën të barazonin rezultatin përmes Goran Pandev në minutën e 28-të.

Për dallim nga pjesa e parë, në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, por që raste nuk mungonin.

Në minutën e 78-të, Austria arriti të kaloj në epërsi përmes golit të Michael Gregoritsch.

Ndërsa një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Marko Arnautovic vulosi fitoren e Austrisë dhe rezultatin final të ndeshjes, 3-1.

Ndeshjen e radhës Austria do të luaj përball Hollandës, ndërsa Maqedonia e Veriut kundërshtarë do të ketë Ukrainën./insajderi.com


Austria shënonin edhe golin e tretë ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria ka siguruar fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi shënoj edhe golin e tretë përball tyre.

Golin e shënoj Marko Arnautovic në minutën e 89-të të takimit.

Deri në këtë minutë që kur u dha edhe goli i epërsisë së Austrisë, austriakët janë duke dominuar.


Austria kalon në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria ka kaluar në epërsi në ndeshjen përball Maqedonisë së Veriut.

Golin e shënoj Michael Gregoritsch në minutën e 78-të të takimit.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë është duke u zhvilluar ndeshje e hapur nga të dyja skuadrat, ku nuk mungojnë as rastet.


Fillon pjesa e dytë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Përfundon pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ka përfunduar me rezultat të barabart pjesa e parë mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Fillimi i pjesës së paru u karakterizua me dominim të austriakëve, të cilët edhe gjetën golin në minutën e 18-të të takimit.

Pas këtij goli u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja ekipet.

Derisa pas 10 minutash, Maqedonia e Veriut arriti të barazoj rezultatin përmes Goran Pandev.

Deri në minutat e fundit të pjesës së parë u zhvillua ndeshje e hapur nga të dyja skuadrat.


Barazon rezultatin Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka arritur të barazoj rezultatin përball Austrisë.

Golin e shënoj veteran Goran Pandev vetëm 10-të minuta pasi shënuan gol austriakët.

Pandev shfrytëzoi gabimin e portjerit austriak për të shënuar golin e parë historik të Maqedonisë së Veriut në një kampionat evropian.


Austria kalon në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Goli u shënua nga Stefan Lainer në minutën e 18-të të ndeshjes.

Deri në këtë minutë është duke dominuar Austria me posedim të topit.

Mbetet të shihet nëse shqiptarët nga Maqedonia do të arrijnë të barazojnë rezultatin përball austriakëve.


Fillon përballja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.