Austria ka arritur të mposhtë Ukrainën me rezultat minimal 1-0, shkruan Insajderi.
Fillimi i kësaj ndeshje u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat.
Austriakët arritën të shënojnë në minutën e 21-të të ndeshjes përmes Christoph Baumgartner.
Derisa pas këtij goli, “Shqiponjat” nga Evropa e Mesme, dominuan këtë pjesë si në posedim ashtu edhe në raste.
Për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta ishte krejtësisht ndeshje e hapur, duke pasur raste për shënim, por jo edhe serioze.
Kështu edhe ndeshja u mbyll me rezultat minimal 1-0, rezultat ky që e dërgon Austrinë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, ku do të përballet me Italinë.
Ndërsa, fati i Ukrainës do të varet nga ekipet e grupeve tjera, pasi doli në pozitën e tretë./insajderi.com
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.
Përfundon pjesa e parë mes Ukrainës dhe Austrisë
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Austrisë në përballje kundër Ukrainës.
Ndeshja u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, deri në momentin e golit i cili u shënua në minutën e 21-të përmes Christoph Baumgartner.
Pas këtij goli, ani pse në epërsi, austriakët ishin më inferior përball ukrainasve, të cilët dominonin ndeshjen.
Përkundër rasteve, shifrat nuk ndryshuan, dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 1-0.
Austria kalon në epërsi përball Ukrainës
Austria ka arritur të shënoj gol në përballje kundër Ukrainës
Golin e shënoi Christph Baumgartner në minutën e 21-të të ndeshjes.
Gol ky që erdhi pas harkimit të David Alabas nga korneri.
Fillon ndeshja mes Ukrainës dhe Austrisë.