Linja ajrore kombëtare austriake AUA ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Kinës deri më 9 shkurt.
![Austria pezullon fluturimet drejt Kinës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/unnamed-7-19-730x440.jpg)
Më parë, Lufthansa e Gjermanisë dhe Swiss e Zvicrës pezulluan fluturimet për shkak të koronavirusit.
Nga Austria, fluturimi i fundit për në Kinë, deri më 9 shkurt, do të bëhet sonte, nga aeroporti i Vjenës, dhe kthimi i avionëve dhe ekuipazhit është siguruar.
Pas kësaj, sipas deklaratës, fluturimet janë pezulluar për “arsye operative”.