
Gjatë ditës së sotme Austria ka njoftuar se do të vendosë trupa shtesë për të patrulluar dhe kryer kontrolle në kufij të vendit me qëllim parandalimin e refugjatëve.
Ky veprim vjen në mes të një vale të madhe kritikash për shkak të masave të ashpra ndaj emigrantëve.
Ministria e Mbrojtjes e Austrisë tha se do të rrisë praninë e saj ushtarake me 1.450 oficerë policie të vendosura për të parandaluar fluksin e madh të refugjatëve.
“Këto forca do të jenë në gjendje për të vendosur në të gjithë territorin rregullin, duke përdorur edhe helikopterë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.