Austria shpreson të marrë rreth 85 milion doza të vaksinës kundër Covid-19

Austria shpreson të marrë rreth 85 milion doza të vaksinës kundër Covid-19

Kryeministri austrialian Scott Morrison ka thënë se shteti është duke përzgjedhur mes dy ofertave për vaksina të cilat do t’u afrohen njerëzve falas në vitin 2021, nëse aprovohen për përdorim.

Morrison tha se 25 milion njerëz mund të fillojnë të marrin dozat nga janari mirëpo nuk ka ndonjë garancion, shkruan BBC, raporton Insajderi.

“Nëse ekspertët tanë mjekësore aprovojnë këtë vaksinë, atëherë shprëndarja do të fillojë në janar”, ka thënë ai.

Njëra nga vaksinat është nga Oxford University dhe kompania AstraZeneca dhe tjera është lokale nga University of Queensland dhe nga CSL.Both.

Të dyja duhet të merren nga dy doza.

Australia ka shënuar më shumë se 26000 raste me Covid dhe 796 vdekje, shumica gjatë dy muajve, në Victoria ku ka ndodhur shpërthimi më i madh i pandemisë./Insajderi.com