Autobusi i Cityt u sulmua nga tifozët e Liverpool – shikoni reagimin e Pep Guardiolës

Autobusi i Cityt u sulmua nga tifozët e Liverpool – shikoni reagimin e Pep Guardiolës

Një ngjarje e shëmtuar u shënua ditën e djeshme para ndeshjes Liverpool-Manchester City, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Autobuzi që transportonte futbollistët e Sitit u sulmua nga tifozët e Liverpulit gjatë kohës që shkonte në stadiumin ku do të luhej ndeshja. Shishe fishekzjarrë dhe gurë u hodhën mbi autobuzin e “qytetarëve”.

Gurdiola

Me të drejtë trajneri Pep Guardiola ishte tepër i mërzitur për atë çka ndodhi dhe falënderoi në mënyrë satirike stafin e Liverpulit, për mos marrjen e masave.

Guardiola 3

“Marca” ka publikuar pamjet e Guardiola kur zbret nga autobusi në “Anfield Road”.

“Faleminderit që na mbrojtët, faleminderit shumë”, tha spanjolli me një buzëqeshje ironike dhe më pas shtoi:”E vlerësoj atë që bëtë… ky është një turp”.

2