Autobusi përplaset në dyqan – 17 të lënduar në Londër

Autobusi dykatësh goditi pjesën e parme të dyqanit, ku tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, bëjnë të ditura autoritetet në Londër.

Autobusi përplaset në dyqan – 17 të lënduar në Londër

Zjarrfikësit në këtë qytet, kishin ndihmuar 20 pasagjerë të tjerë të dalin nga autobusi, ndërsa dhjetëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesat e afërta, raporton BBC.

Akoma nuk dihen arsyet e përplasjes së autobusit me dyqanin, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se më nuk ka rrezik.