Autoritetet kineze ndërmarrin masa kundër diplomatëve amerikanë

Autoritetet kineze kanë kumtuar se do të ndërmarrin “masa hakmarrëse” kundër diplomatëve amerikanë në Kinë ashtu që diplomatët prej tash janë të detyruar t’i lajmërojë autoritetet nëse dëshirojnë të takohen me ndonjë zyrtar apo ekspert.

Autoritetet kineze ndërmarrin masa kundër diplomatëve amerikanë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chujing ka deklaruar se vendimi është marrë si përgjigje për masa të Uashingtonit kundër diplomatëve kinezë në SHBA.

“Përsëri i bëjmë thirrje SHBA t’i përmirësojnë gabimet e tyre dhe t’i tërheqin këto masa”, ka thënë zëdhënësja.

Autoritetet amerikane në tetor i kanë urdhëruar diplomatët kinezë të lajmërojnë me kohë Departamentin e Shtetit nëse dëshirojnë kontakte zyrtare me diplomatët tjerë, zyrtarë lokalë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Uashingtoni atëbotë ka pretenduar se po e vendosë këtë masë pasi diplomatët amerikanë në Kinë nuk mund të takohen me zyrtarët dhe ekspertët.

Hua ka pretenduar se diplomatët amerikanë do të duhet që pesë ditë më herët të lajmërojnë ministrinë kineze./Insjaderi.com.