Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, pritet të mbetet pjesë e skuadrës elitare të Holandës, Emmen, pasi ai ka treguar cilësitë e tij, me të cilat I ka bindur drejtuesit e klubit se ai Meriton kontratë profesionale.
Mediumet e Holandës raportojnë se Avdijaj i ka bindur me paraqitje drejtuesit e klubit holandez. Ai ka disa javë që është në prova te Emmeni, meqë që një kohë të gjatë është pa klub, pas problemeve të vazhdueshme të tij jashte fushës. transmeton Insajderi.
24-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës skoceze, Hearts. Ai karrierë më herët ka bërë edhe në Turqi, Austri dhe Gjermani te Schalke, te këta të fundit llogaritej si një nga talentet më të mëdhenj të kohës dhe të njëjtit I kishin vendosur një klauzolë largimi mbi 40 milionë euro.
Në rast se nënshkruan marrëveshje, për Avdijajn do të ishte kthimi i dytë në Holandë. Në Holandë luajti për Willem II dhe Rodën, ekipe nga të cilat ai mori referencë për të provuar vetën te ekipi i Emmen./Insajderi.com.