Ish lojtari I Shalke 04 dhe ish lojtari i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Donis Avdijaj do të qëndrojë në prova te Emmeni deri në fund të javës së ardhshme, pasi ka treguar sinjale që i aknë pëlqyer trajnerit, i cili kujton paraqitejt e tij sa ai ishte pjesë e Willem II
“Ne jemi kurioz ta shohim se si ai do të paraqitet edhe javën e ardhshme dhe nëse mund të bëjmë diçka për njëri-tjetrin. Donisi ka treguar në të kaluarën se mund të luaj shumë mirë. Këtë e ka dëshmuar në Willem II.”, ka thënë ai, transmeton Insajderi.
Avdijaj 24-vjeçar është lojtar i lirë. Së fundi ishte pjesë e Heartsit të Skocisë, derisa karrierë ka bërë edhe te Trabzonspori, Roda, Schalke, Sturm Grazi dhe Schalke. Në të kaluarën ka luajtur edhe për të rinjtë e Gjermanisë dhe ekipin “A” përfaqësues të Kosovës, por problemet e shumta të shkaktuara nga ai jashtë fushës, kanë bërë që ai të mbetet pa ekip dhe të humb besimin edhe te trajenri Bernard challandes, që nuk e ka ftuar atë në grumbullim që një kohë të gjatë./Insajderi.com.