Avdullah Hoti: Nuk ka investim më të mirë sesa në bujqësi

Avdullah Hoti: Nuk ka investim më të mirë sesa në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Radoniqin e Gjakovës për projektin bujqësor të rehabilitimit të sistemit të ujitjes.

Hoti ka thënë se “Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi”.

“Projektin për rehabilitim të sistemit të ujitjes Radoniqi – Dukagjini e nisëm para 5 vjetësh me Qeverinë Mustafa. Shumë i lumtur që sot po përfundon faza e parë e implementimit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti po ashtu ka thënë se përmes projekteve të ndryshme do të zgjerohen tokat e punuar bujqësore sa i përket sistemit të ujitjes. /Insajderi.com.

Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në bujqësi. 👩‍🌾‍🌾👨‍🌾 Projektin për rehabilitim të sistemit të ujitjes…

Gepostet von Avdullah Hoti am Mittwoch, 9. September 2020