Avioni i zëvendëspresidentes së SHBA-së bëri ulje të detyruar për shkak të problemeve teknike

Avioni i zëvendëspresidentes së SHBA-së bëri ulje të detyruar për shkak të problemeve teknike

Avioni i zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka bërë aterim të detyruar për shkak të një problemi teknik, trasmeton Insajderi.

“Air Force 2” u kthye në bazën ajrore të Washingtonit pak pasi u ngrit për të fluturuar për një vizitë zyrtare të Harris në Guatemalë, shkruan ‘CNN’.

Ajo pas aterimit, ka thënë “Jam mirë, jam mirë. Të gjithë kemi thënë pak lutje, por jemi mirë ”.

“Çështja teknike e së dielës nuk është hera e parë që problemet e aeroplanit kanë prishur planet e udhëtimit të zëvendëspresidentes”, ka shkruar kjo media.

Aeroplani i saj pati probleme mekanike edhe në një udhëtim në Kaliforni gjatë muajit mars./Insajderi.com