Avioni rus ‘shtyn’ avionin amerikan në ajër

Avioni rus ‘shtyn’ avionin amerikan në ajër

Kjo video po përhapet me shpejtësi në median sociale, sidomos në median ruse.

Një avion rus, Su-27 shihet teksa detyron një avion amerikan F-15 të ndryshojë kurs.

Avioni rus fluturon rrezikshmërisht afër avionit amerikan. Ngjarja u regjistrua të hënën mbi Detin e Zi.

Pentagoni e pranoi të hënën se një avion rus fluturoi pranë avionëve luftarakë amerikanë.

Por ata nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për incidentin në fjalë, por ajo që dihet është se video ka entuziazmuar shumë rusët.