Avram Grant ka thyer heshtjen se ai mund të rikthehet te Chelsea për të ndihmuar Frank Lampardin që të menaxhojë skuadrën, njofton Insajderi.
Ish-strategu i The Blues ka mohuar se mund të ndodhë një gjë e tillë
65-vjeçari ka kërkuar nga tifozët e klubit londinez që t’i japin mbështetje të fuqishme Lampardit, që sipas tij po punon shumë që ta rikthejë skuadrën në formën e lartë.
“Kam lexuar lajmet në media rreth një rikthimi timin te Chelsea”, ka thënë Grant.
“Kam shumë mesazhe pozitiv nga tifozët e Chelseat, mirëpo nuk kam pranuar asnjë ofertë nga klubi”.
“Unë mund të them se tifozët duhet të japin mbështetje të fortë te Lampardi që ka nevojë për kohë që të dëshmojë vetën e tij”
“Ai po punon shumë dhe unë besoj se ai do të ketë suksese te Chelsea, duke marrë parasysh se ka ndërtuar një skuadër të re”, ka shtuar më tej Grant.
Nëse Lampard nuk arrin që të fitojë duelet e janarit, atëherë pritet që të shkarkohet nga bordi i klubit, duket ditur se ka shpenzuar mbi 200 milionë euro në transferime./Insajderi.com