Azem Bejta njofton largimin nga Malisheva vetëm një javë pasi u transferua te klubi

Azem Bejta njofton largimin nga Malisheva vetëm një javë pasi u transferua te klubi

Mbrojtësi i njohur kosovar, Azem Bejta ka shkëputur marrëveshjen me Malishevën, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjetit social “Facebook”.

Bejta arriti marrëveshje me Malishevën vetëm para një jave, ndërsa të enjten njoftoi largimin nga klubi.

Ndërsa për Gazetën Online “Insajderi”, mbrojtësi tha se këtë vendim e morri për arsye personale.

“Jo, gjithçka ishte ne rregull në klub, arsyeja e vendimit ishin disa aryse personale”, tha Bejta.

30-vjeçari u transferua te ekipi i Malishevës nga Drenica, klub në të cilin ishte pjesë e tij për shumë vite./Insajderi.com