Azerbajxhani avancon në Nagorno – Karabakh, merr qytetin Jabrayil

Azerbajxhani avancon në Nagorno – Karabakh, merr qytetin Jabrayil

Këtë të hëne, kur konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për zonën e Nagorno – Karabakhut ka hyrë në ditën e nëntë, ushtria azere ka avancuar më tej në thellësi të zonës së konfliktit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se qyteti Jabrayil dhe disa fshatra u morën nga ushtria armene, transmeton Insajderi.

“Sot, ushtria azerbajxhanase çliroi qytetin Jabrayil dhe disa fshatra nga pushtimi. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.

Përndryshe, përleshjet kufitare shpërthyen të dielën e 27 shtatorit, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima civile. /Insajderi.com