Azerbajxhani neutralizon 2.300 ushtarë armenë

Azerbajxhani neutralizon 2.300 ushtarë armenë

Ushtria azere njofton se ka neutralizuar 2.300 ushtarë armenë, në një kundërsulm të ndërmarrë për të çliruar zonat e pushtuara, transmeton Insajderi.

Që nga fillimi i konfliktit të dielën që lamë pas, në konfliktin për zonën e Nagorno – Karabakh, mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, numri i viktimave ka kaluar të 100 personave.

Në deklaratën e lëshuar për mediat nga Ministria azere e Mbrojtjes thuhet se luftimet janë zhvilluar gjatë tërë natës, raporton Anadolu Agency.

“Në datat 27-30 shtator kanë vdekur dhe janë plagosur 2.300 ushtarë armenë si dhe janë shkatërruar rreth 130 tanke dhe mjete të blinduara, mbi 200 sisteme artilerike dhe raketore, rreth 25 sisteme kundërajrore, 6 pozicione të komandimit, drejtimit dhe vëzhgimit, 5 depo të municioneve, rreth 50 armë kundërajrore dhe 55 automjete”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. /Insajderi.com