Presidenti azer, Ilham Aliyev, thotë se vendi i tij është i gatshëm të shterojë të gjitha mjetet për të rimarrë territorin nën kontrollin e armenëve etnikë nëse dështojnë bisedimet, transmeton Insajderi.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se forcat e vendit të tij do të “shkojnë deri në fund” nëse negociatat nuk arrijnë të rezultojnë në një marrëveshje nga forcat etnike armene për t’u tërhequr nga Nagorno – Karabakh dhe shtatë rajone përreth, raporton Al Jazeera.
Aliyev, duke folur gjatë një takimi të dielën me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, gjithashtu tha se Armenia nuk kishte “asnjë bazë” për të kërkuar ndihmë ushtarake ruse në konflikt.
Konflikti ka sjellë në fokus të mprehtë ndikimin e shtuar të Turqisë, një aleat i Azerbajxhanit, në një ish-rajon Sovjetik që konsiderohet nga Rusia të jetë brenda sferës së saj të ndikimit.
Rusia gjithashtu ka një aleancë sigurie me Armeninë. Kryeministri armen Nikolla Pashinyan i ka kërkuar Moskës të përshkruajë shkallën e mbështetjes që mund të presë nga Moska. Si përgjigje, ministria e jashtme e Rusisë tha të shtunën se do të siguronte “të gjithë ndihmën e kërkuar” nëse konflikti derdhet në “territorin e Armenisë” – tokë që është jashtë zonës aktuale të konfliktit.
Aliyev, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Azertac, tha se ai donte të zgjidhte konfliktin përmes negociatave që do të rezultonin në tërheqjen e forcave etnike armene. /Insajderi.com