Babai i Andi Zeqirit thotë se ai do të luaj për Kosovë, trajneri i Zvicrës e demanton

Babai i Andi Zeqirit thotë se ai do të luaj për Kosovë, trajneri i Zvicrës e demanton

Gjatë ditës së djeshme, babai i Andi Zeqirit, ka deklaruar se djali i tij ka zgjedhur Kosovën dhe ka aplikuar së instancat e UEFA-së, për të ia mundësuar këtë, por ai sot është demantuar nga trajneri i Zvicrës U-21, Pierluigi Tami.

“Andi do të luajë me ne. Këtë na e tha edhe sot. Ai këtë e ka bërë gjithmonë me gëzim dhe ne do ta mbështesim atë”, ka thënë Tami për Blick, transmeton Insajderi.

Të njëjtat deklarata, i ka mbrojtur edhe menaxheri i lojtarit, duke thënë se klienti i tij do të luaj për Zvicrën.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, pret që Zeqiri të jetë i gatshëm të grumbullohet me Kosovës, qysh tani, por duket se gjërat janë më të komplikuara se sa duken./Insajderi.com.