Babai i Messit arrinë në Barcelonë për të negociuar me drejtuesit e klubit rreth situatës së krijuar

Babai i Messit arrinë në Barcelonë për të negociuar me drejtuesit e klubit rreth situatës së krijuar

Përfaqësuesi i super yllit argjentinas tha “Unë nuk di asgjë” kur u pyet për të ardhmen e sulmuesit në Camp Nou.

Babai dhe agjenti i Lionel Messi, Jorge Messi, ka arritur në Barcelonë dhe pritet të përpiqet të negociojë një largim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, raporton Goal.

Jorge Messi thuhet se do të takohet me presidentin e Barcës Josep Maria Bartomeu të mërkurën për të diskutuar një largim të mundshëm për kapitenin e klubit, i cili javën e kaluar informoi gjigantët Katalanë për dëshirën e tij për t’u larguar.

Sidoqoftë, është raportuar që Barcelona është e gatshme t’i ofrojë golashënuesit më të mirë me të gjitha kohërat një zgjatje të kontratës deri në Kupën e Botës 2022 në Katar. /Insajderi.com