Babai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga gara

Babai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga gara

Shpat Zeka do duhej të ishte pjesë e grupit të xhudistëve kosovarë që do të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare këtë fundjavë. Por, 18-vjeçari që është kampion ballkanik, nuk do ta përfaqësojë Kosovën në garën e ardhshme.

Ai është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Kosovës në xhudo për këto gara, me vendim të trajnerit Driton Kuka.

Arsyeja për mbetjen e Shpat Zekës në shtëpi, lidhet me vendimin që u mor dje për rastin Kumanova në Maqedoni – ku u dënuan shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës. Në mesin e shtatë të dënuarve ishte edhe Val Zekaj, babai i Shpatit.

Foto me Shpatin!Shpati është desht sot të udhëtoj në gara por ai skishte forcë kësaj radhe mu lut ti jap pushim…

Posted by Driton Toni Kuka on Friday, 3 November 2017

Për këtë vendim ka folur sot trajneri i përfaqësueses së Kosovës Driton Kuka. Ai ka thënë se “Shpati s’kishte forcë” për të marrë pjesë në garën e ardhshme, raporton Insajderi.

“Shpati është desht sot të udhëtoj në gara por ai skishte forcë kësaj radhe mu lut ti jap pushim. Edhe baba i Shpatit padrejtësisht u dënua dje dhe atë me dënimin ma të rëndë është shok i imi i rinisë Vali u dënua ai me shokët padrejtësisht në gjykimin e Kumanovës”, tha Driton Kuka, trajner i përfaqësueses së Kosovës në xhudo.

Kuka e vlerëson lartë Shpat Zekën. Thotë se djali i Val Zekës ishte sportisti që i solli medaljet më të çmuara Kosovës, në vitin 2017.

“Shpati Zekaj sivjet ishte sportisti me medaljet më të çmuara për popullin tonë ,Kampion Ballkanik e medalist i Kampionatit Evropian pêr të rinj”, deklaroi Kuka.

Shpat Zeka konsiderohet e ardhmja e xhudos kosovare në konkurrencën e meshkujve. /Insajderi.com