Babai që nuk përmban dot të qeshurën bëhet viral në rrjete sociale

Babai që nuk përmban dot të qeshurën bëhet viral në rrjete sociale
Burimi i fotografisë: SS: BBC

Vincent McDonell nga Irlanda, deshi t’i fërgojë një mesazh urimi djalit të tij David, i cili po festonte ditëlindjen e 40 në Australi, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Djali i tij më i ri Paul do ta filmonte babain teksa i uronte ditëlindjen, veçse dyshja nuk mund të përmbanin të qeshurat sa herë që ai hapte mesazhin e tij.

Kështu që Paul mendoi se do të ishte zbavitëse të ndante këtë video me miqtë e tij në rrjete sociale.

Pak e dinte se do të bëhej virale, dhe tani videoja e publikuar në llogarinë e tij në Twitter ka mbledhur më shumë se 1.5 milion shikime. /Insajderi.com