Babai rrëmben vajzën për një arsye të pazakontë

Babai rrëmben vajzën për një arsye të pazakontë

Ky është momenti kur një baba ka rrëmbyer vajzën e tij në një shesh lojërash si pjesë e një eksperimenti të çuditshëm social. Ngjarja e pazakontë është regjistruar në qytetin Surgut të Rusisë.

Pamjet tregojnë nënën duke qëndruar me vajzën e saj në një shesh lojërash. Për arsye të panjohura nëna largohet nga parku dhe lë vajzën vetëm për disa minuta.

Ndërsa vajza luan  një ‘rrëmbyes’ i afrohet. Burri merr fëmijën që e kundërshton me dhunë. Por ‘rrëmbyesi’ e mban vogëlushen që shkelmon dhe bërtet dhe e fut në makinë e tij.

Në fund të videos nëna kthehet dhe shikon që vajza e saj është zhdukur, ndaj fillon të kërkojë në të gjithë zonën.

Megjithatë ‘rrëmbyesi’ ishte babai i vajzës dhe inskenoi ngjarjen për ti treguar prindërve që të mos i lënë fëmijët vetëm.

Në dijeni të inskenimit të rrëmbimit ishte vetëm vajza e tij, ndërsa bashkëshortja u vendos në provë nga ai.