Babai i Taluant e Granit Xhakës do të bëjë tifo për Shqipërinë

Takimi i Shqipërisë ndaj Zvicrës në Euro 2016 do të jetë mjaft emocionues për familjen e Granit dhe Taulant Xhakës, të cilët do të kenë në fushë dy djemtë, të cilët do të përfaqësojnë njërën apo tjetrën skuadër.

Babai i Taluant e Granit Xhakës do të bëjë tifo për Shqipërinë

Por, babai i dy futbollistëve nga Kosova, Ragip Xhaka, ka zbuluar se do të bëjë tifo për Shqipërinë, duke thënë se kombëtarja kuqezi ka shumë gjasa ta kaloj fazën e grupeve në Evropian.

“Për mua si prind është emocionuese, sepse jam shqiptar dhe natyrisht dua Kombëtaren kuqezi. Nuk mund të mohoj Shqipërinë, pa marrë parasysh këtu se ku jetojmë”, tha Xhaka për Tribuna Channel.

Sipas tij, Shqipëria do të arrijë të kualifikohet më tej fazës së grupeve në Kampionatin Evropian në Francë.

“Unë mendoj se Shqipëria do të arrijë një fitore dhe një barazim në grup, duke u kualifikuar për më tej”, është shprehur Ragip Xhaka.

Shqipëria dhe Zvicra do të kenë në grup edhe vendin organizator, Francën dhe përfaqësuesen e Rumanisë. /Insajderi.com