
Ministrja e Financave ka falënderuar deputetët që e kanë miratuar rishikimin e buxhetit edhe në leximin e dyte dhe kështu i kanë hapur rrugë për të impelementuar politikat ekonomike të qeverisë së Avdullah Hotit, njofton Insajderi.
Hykmete Bajrami ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se tash shpejt do të ndodhë edhe ekzekutimi i 170 eurove të shumëpritura nga qytetarët.
“Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike”, shkruan Bajrami në Facebook.
“Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjëherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar”.
“Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID-19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”./Insajderi.com