Bajrami: Publikimi i emrave të kompanive që përfituan nga Rimëkëmbja Ekonomike prodhoi vetëm urretje për sektorin privat

Bajrami: Publikimi i emrave të kompanive që përfituan nga Rimëkëmbja Ekonomike prodhoi vetëm urretje për sektorin privat

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se publikimi i listës së bizneseve përfituese nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk ka prodhuar asgjë pos urretjes për sektorin privat.

Ajo në Kanal 10, kritikoi Hekuran Muratin për këtë veprim, por foli edhe për shtesat e pensionistëve gjatë Qeverisë Hoti.

“Shtesat ne i kemi shtuar, i ka ra që pensioni aktual është ulë, njerëzit i kanë marrë 120 euro, tani marrin 100 euro. Shtesat për pandemi merren çdo 3 muaj, pasi s’mund të parashikohen rrethanat për shkak pandemisë. Ajo që është e mirë është që duhet të mbahen premtimet”, tha ajo.

Tregoi edhe për shtesat e tjera që i kishte ndarë Ministria e Financave gjatë kohës sa ishte ministre.

“Ministria e Financave në atë kohë e ka përgatitur një varg të masave, që kanë qenë edhe shtesat, për shembull për punëtorët në farmaci, furra, markete, shtesat për mjekët, infermierët, e kështu me radhë. Ne gjithherë po shpresojmë që pandemisë po i vjen fundi, po shpresojmë që qytetarët të vaksinohet”. /Insajderi.com