Bajrami shënon gol në fitoren e Empolit në Serie B

Bajrami shënon gol në fitoren e Empolit në Serie B

Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e Empolit, në Serinë B, ndaj skuadrës së Brescias, njofton.

Fantazistin shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 17-të, teksa me një gjuajtje të bukur jashtë zone, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

22 vjeçari vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë me skuadrën italiane, teksa do të ishte një ndihëm e madhe edhe për Kombëtaren shqiptare, ku u grumbullua për ndeshjet e muajit maj, por për shkak të burokracive në FIFA, nuk mori dot debutimin. Ky është goli i katërt për Bajramin në këtë sezon me skuadrën e Empolit.

Takim në fund u mbyll 4 me 2 në favor të Empolit, teksa me këto tre pikë, Empoli shkon në kuotën e 66 pikëve, në vendin e parë në renditje. /Insajderi.com