Hykmete Bajrami tregon se kur mund të tërhiqen 10% e trustit nëse miratohet nga Kuvendi

Ministrja, Hikmete Bajrami ka sqaruar më shumë rreth tërheqjes 10% të trustit pensional.

Hykmete Bajrami tregon se kur mund të tërhiqen 10% e trustit nëse miratohet nga Kuvendi

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ditë më parë ka propozuar një ide që qytetarët të kenë mundësi t’i tërheqin 10% të turstit pensional.

Kjo ide erdhi si rezultat i krizës financiare të qytetarëve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ministrja Bajrami ka sqaruar më shumë sesi do të realizohet kjo ide. Trusti pensional gjithashtu ka thënë se për t’u realizuar kjo duhet të ketë një ndryshim të kornizave ligjore.

“Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, i cili është i votuar nga qeveria, masa 5 flet për stimulimin e kërkesës agregate që ka të bëjë me hapjen e trustit për 10% të kursimeve për secilin qytetar që ka llogari në Trust. Ne i kemi bërë thirrje BQK’së dhe Trustit dhe kjo duhet të implentohet sa më shpejt, tani është duke u hartuar një ligj horizontal i cili përmes parlamentit do të ndryshojë disa nene të ligjeve të caktuara, ky ligj do të jetë për një periudhë të caktuar të themi deri në dhjetor 2021.Me këtë ligj do të bëjmë ndryshimin e disa neneve për Ligjin e Pensioneve dhe qytetarëve do t’u krijohet mundësia që të tërheqin 10% të kursimeve të tyre jo më shumë”, ka thënë Bajrami në Interaktiv.

Për t’u jetësuar tërheqja e 10% nga trusti duhet të ketë miratim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëse aprovohet atëherë tërheqja mund të ndodhë në një periudhë më shumë sesa një muaj.

“Brenda një periudhe të shkurtër do ta dërgojmë Ligjin në Kuvend, nëse kemi përkrahje nga deputetët, dhe kjo do të bëhet brenda disa javësh ose më shumë se një muaj do të jemi në gjendje që të tërhiqen mjetet”, ka thënë Hykmete Bajrami. /Insajderi.com/