Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale, pritet që nesër, e premte, të udhëtojë për në Londër për ta kompletuar kthimin e tij në formë huazimi te Tottenham Hotspur, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Edhe pse, siç shkruan BBC, marrëveshja ende përfundimisht nuk është arritur dhe negociatat po vazhdojnë.
Megjithatë, bisedime po përparojnë pozitivisht, prandaj edhe Bale po udhëton./Insajderi.com